Allegri ndryshon sulmin e Juventusit ndaj Frosinones

Massimiliano Allegri ka parlajmëruar ndryshime në formacionin e Juventusit ndaj Frosinones.

Sport

22/09/2018 12:22

Massimiliano Allegri ka paralajmëruar ndryshime në formacionin e Juventusit ndaj Frosinones në Serie A.

Trajneri i “Bianconerëve” ka thënë se Paulo Dybala do të luajë nga minuta e parë të dielën.

Por, ndryshime mund të ketë edhe në mesfushë ku Blaise Matuidi ka nevojë për pushim.

“Dybala do të jetë në fushë, ai e ka golin në këmbë”, u shpreh Allegri në konferencën për media, përcjell “lajmi.net”.

“Në portë do të jetë Szczesny, Perin do të debutojë të mërkurën ndaj Bolognas. Kurse, në mbrojtja mund të luajmë me tre, ose edhe katër. Në mesfushë dhe sulm mund të ketë ndryshime të tjera”, theksoi ai. /Lajmi.net/