Allegri me deklaratë të papritur për Napolin

"Aktualisht kryesojmë kampionatin ndaj një Napoli që më duhet të komplimentoj pasi po kalon një sezon të madh, nëse jo atëherë kampionati do të ishte mbyllur"

Sport

13/03/2018 17:48

Massimiliano Allegri komplimenton Napolin.

Trajneri i Juventusit thotë që napolitanët po bëjnë një sezon të madh, përcjellë “Lajmi.net”.

“Por për momentin Juventus nuk ka fituar asgjë akoma, por kemi për të luajtur finalen e Coppa Italia dhe aktualisht kryesojmë kampionatin ndaj një Napoli që më duhet të komplimentoj pasi po kalon një sezon të madh, nëse jo atëherë kampionati do të ishte mbyllur”, deklaroi Allegri.

“Do të jetë e vështirë për ne pasi do të luajmë në çerekfinalen e Champions League. Pra do të kemi më shumë ndeshje se Napoli”, shtoi ai. /Lajmi.net/