Allegri: Lamtumirë Juventus!

Massimiliano Allegri do të largohet nga posti i trajnerit të Juventusit.

Sport

26/04/2018 07:24

Mediat italiane nuk kanë dyshime: Massimiliano Allegri do të largohet nga posti i trajnerit të Juventusit.

Allegri thuhet se ka vendosur të gjejë një ekip të ri, pas përfundimit të këtij sezoni.

Pa marrë parasysh epilogun pas katër xhirove të mbetura në Serie A, Allegri vështirë se do ta udhëheq Juventusin edhe në edicionin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Allegri ka zgjuar interesim nga Arsenal pas vendimit të Arsene Wengerit për largim nga posti i menaxherit të “Gunners”, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/