Allegri: Ky futbollist i Juventusit e ka përfunduar sezonin

Giorgio Chiellini do të mungojë te Juventus në vazhdim të këtij sezoni.

Sport

27/04/2018 12:18

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Giorgio Chiellini do të mungojë te Juventus në vazhdim të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi italian u lëndua në humbjen nga Napoli në xhiron e shkuar në Serie A.

Dhe, Chiellini me dëmtimin e pësuar nuk do të luajë në katër xhirot e mbetura në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

“Giorgio Chiellini e ka përfunduar sezonin”, deklaroi Allegri në konferencë për media para ndeshjes me Interin. /Lajmi.net/