Allegri: Kush e kritikon këtë futbollist të Juventusit nuk ka lidhje me futboll

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i ka dalë në mbrojtje mesfushorit Sami Khedira.

Sport

01/09/2018 10:13

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbëshetur mesfushorin Sami Khedira.

Ylli gjerman shpeshherë është kritikuar nga tifozët e Juventusit.

Por, Allegri besohet se shumëkush nuk e vlerëson mirë angazhimin dhe zgjuarsinë e Khediras, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk mund të kritikohet një futbollist si Sami Khedira. Mendoj se është një prej pak futbollistëve që ka luajtur me të gjithë trajnerët që kishte. Shumëkush i shikon ndeshjet, por pak kush i sheh mirë ato”, deklaroi Allegri në konferencë për media para ndeshjes me Parmën. /Lajmi.net/