Allegri kritikon hapur Bonuccin

"Duhet të jetë më i qetë dhe të nisë të studiojë që të mos kalohet aq lehtë nga rivali dhe të mbulojë duke përdorur edhe ndihmën e shokëve të ekipit".

Sport

24/09/2018 09:08

Massimiliano Allegri ka kritikuar Leonardo Bonuccin.

Allegri ka thënë që Bonucci nuk duhet të kalohet aq lehtë nga kundërshtarët, përcjellë “Lajmi.net”.

“Deri tani kemi pësuar shumë dhe Bonucci nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Në Valencia më pëlqeu, por ndoshta ai ka harruar sesi mbrojmë ne te Juventusi”, deklaroi Allegri.

“Leonardo është një profesionist, por duhet të jetë më i qetë dhe të nisë të studiojë që të mos kalohet aq lehtë nga rivali dhe të mbulojë duke përdorur edhe ndihmën e shokëve të ekipit”.

“Nuk ka nevojë që të marrë përsipër shumë situata personale. Thjesht, duhet të kthejë kokën pas dhe të studiojë metodat e së kaluarës”, shtoi ai. /Lajmi.net/