Allegri konfirmon tri mungesa te Juventus kundër Torinos

Juventus nuk do të jetë i kompletuar për ndeshjen ndaj Torinos.

Sport

02/01/2018 12:37

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar tri mungesa te skuadra e tij në duelin ndaj Torinos në Coppa Italia.

“Bianconerët” takohen me rivalin e qytetit në çerekfinalen e Coppa Italias, të mërkurën.

“Gianluigi Buffon, Juan Cuadrado dhe Mattia De Sciglio do të mungojnë nesër. Do të shohim nëse De Sciglio do të rikuperohet kundër Cagliarit”, deklaroi Allegri. /Lajmi.net/