Allegri konfirmon: Juve kërkon Montoyan

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se skuadra e tij është interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit të Barcelonës, Martin Montoyas.

Sport

28/12/2014 21:40

Allegri edhe në mënyrë zyrtare ka konfirmuar se Juventusi është duke kërkuar shërbimet e mbrojtësit, Martin Montoyas.

“Montoya është një mbrojtës i mirë i cili ka një taktikë të mirë. Sidoqoftë, ai është ende lojtar i Barcelonës”.

“Ne jemi duke konsideruar gjithashtu transferimin e disa lojtarëve tjerë”, përfundoi trajneri i kampionit të Italisë.