Allegri: Kështu do ta mposhtim Real Madridin

Massimiliano Allegri është optimist se mund të kualifikohen tutje në gjysmëfinale.

Sport

16/03/2018 14:22

Massimiliano Allegri ka folur për ndeshjen mes Juventusit dhe Real Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ai ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë të vështirë ndaj madrilenëve.

Por, është optimist se mund të kualifikohen tutje në gjysmëfinale.

“Real Madrid është kundërshtar i mirë. Jam i sigurt se ata janë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve andaj t’i mposhtim është edhe më e bukur. Por, tani mendojmë për SPAL”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse dëshironi të shpalleni kampion duhet ta mposhteni atë që është në fuqi, duke shfrytëzuar armët tona do t’ia dalim”, theksoi Allegri. /Lajmi.net/