Allegri kërkohet nga Chelsea, vjen vendimi i fundit nga Juventus

Drejtuesit e klubit nga Torino i kanë ofruar Allegrit mundësinë e vazhdimit të qëndrimit në ekip përtej këtij sezoni.

Sport

13/01/2018 09:56

Massimiliano Allegri ka ofertë nga Chelsea.

Por, Juventus nuk do ta lejojë lehtë largimin e tij nga posti i trajnerit të “Bianconerëve”.

“Sky Sport” raporton se drejtuesit e klubit nga Torino i kanë ofruar Allegrit mundësinë e vazhdimit të qëndrimit në ekip përtej këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Allegri është përmendur së fundmi si favorit për zëvendësimin e Antonio Contes si menaxher i Chelseas, në rast të largimit të tij nga posti pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/