Allegri ka një mesazh të çuditshëm për Milanin

Maxi Allegri ka bërë një deklaratë befasuese në drejtim të Milanit.

Merkato

22/01/2019 10:26

Maxi Allegri ka thënë se Milan nuk ka ditur se si ta përdor Gonzalo Higuainin.

Trajneri italian është pyetur rreth sulmuesit argjentinas dhe lëvizjes së tij drejt Chelseas, ndërsa ka thënë se rosonerët nuk kanë arritur ta kuptojnë lojën e tij.

“Ai (Higuain) është sulmues i madh. Te Milan nuk kanë ditur se si ta përdorin atë”, tha fillimisht Allegri, përcjell lajmi.net.

“Higuain në Chelsea? Unë nuk e di ende. E kisha atë për dy vjet dhe shkoi mirë, por nëse nuk e gjeni kiminë e duhur, për fat të keq nuk mund të jepni më të mirën tuaj “, ka shtuar më tej trajneri i Juventusit.  /Lajmi.net/