Allegri ka një lajm të keq për Juventusin pas fitores ndaj Tottenhamit

Juventus prapë nuk do të jetë i kompletuar për fazën tjetër të garës në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/03/2018 09:18

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka dhënë një lajm të keq për tifozët e ekipit pas fitores ndaj Tottenhamit me rezultat 2:1.

“Bianconerët” u kualifikuan në cçerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, Juventus prapë nuk do të jetë i kompletuar për fazën tjetër të garës.

“Bernardeschi dhe Cuadrado janë rikuperime të vështira”, u shpreh Allegri pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Për më tepër, në ndeshjen e parë çerekfinale, Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic do të mungojnë për shkak të suspendimit. /Lajmi.net/