Allegri ka një lajm fantastik për tifozët e Juventusit

Gonzalo Higuain mund të ftohet për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Coppa Italia ndaj Atalantas.

Sport

27/02/2018 12:16

Massimiliano Allegri ka dhënë lajmin e fundit për sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain.

Allegri ka njoftuar se Higuain mund të ftohet për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Coppa Italia ndaj Atalantas, përcjell “lajmi.net”.

“I vetmi futbollist që mund të rikuperohet për bankën e rezervistëve është Gonzalo Higuain. Mungojnë Juan Cuadrado, Mattia De Sciglio dhe Federico Bernardeschi”, deklaroi Allegri në konferencë për media. /Lajmi.net/