Allegri ka një lajm fantastik për tifozët e Juventusit (FOTO)

Tifozët e Juventusit kanë marrë një lajm të mirë nga trajneri Max Allegri.

Sport

14/01/2017 13:35

Max Allegri ka dhënë një lajm fantastik për të gjithë tifozët e Juventusit.

Ai ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë Alex Sandro është rikuperuar nga lëndimi i pësuar në Superkupën e Italisë kundër Milanit në Doha.

Andaj, braziliani do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e ardhshme ndaj Fiorentinës, të dielën.

“Alex Sandro do të luajë nga minuta e parë”, deklaroi Allegri në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Por, duhet pranuar se Asamoah ka luajtur dy ndeshje shumë të mira si mbrojtës i majtë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6