Allegri: Juve shpreson që Pogba do të rikthehet ndaj Realit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij është duke shpresuar që Paul Pogba të rikthehet nga lëndimi dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Sport

25/04/2015 16:53

Allegri ka thënë se Paul Pogba ka gjasa reale që të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

“Ne jemi duke bërë gjithçka që është e mundur që ai të jetë gati për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve”.

“Ne do të luajmë kundër Kampionit të Europës, kundër një skuadre galaktike”, përfundoi Allegri deklaratën e tij në konferencë për shtyp.