Allegri flet për ndeshjen kundër Atleticos, ka vetëm një synim

Massimiliano Allegri ka gjetur pak kohë që pas ndeshjes me Frosinone të thotë disa fjalë edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të cilën Juve e luan kundër Atleticos.

Sport

15/02/2019 23:40

Allegri përgëzoi Paulo Dybalan për golin e tij të jashtëzakonshëm të shënuar sot kundër Frosinones.

Ai shtoi disa fjalë edhe për ndeshjen me Atletico, ku tha se do të ishte kruciale që të shënohej një gol në Madrid.

“Ndeshja kundër Atleticos do të jetë krejtësisht ndryshe, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gjejmë momentit e duhur që të shënojmë” ka thënë Allegri.

“Është kruciale që të shënojmë atje, përndryshe kualifikimi do të ishte i vështirë për t’u arritur” ka thënë ndër të tjerash Maxi.

Juve sot shënoi tjetër fitore të lehtë në Serie A, për tu shkëputur me 14 pikë në krye të tabelës së Serie A. /Lajmi.net/