Allegri flet për fitoren e Juventusit dhe golin e Bonuccit

Fitorja e djeshme rrit në mënyrë të ndjeshme shanset e Juventusit për titullin e shtatë radhazi, por Masimiliano Alegri nuk pranon të ulë vë- mendjen.

Sport

01/04/2018 22:13

Katër pikë diferencë nuk janë asgjë për trajnerin bardhezi që pas ndeshjes deklaroi: “Pikët që kemi aktualisht nuk na dalin as për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve. Kemi ende tetë ndeshje, nga të cilat duhet të fitojmë shtatë për t’u shpallur fitues të titullit. Arsyetimi është i thjeshtë dhe ndeshjet duhen marrë me radhë e me shumë kujdes, pasi ndjekësit po fitojnë terren”.

URTËSI – Në mos një provim mature, ajo e djeshmja ishte pa dyshim prova gjenerale për testin final. Napoli ndoshta nuk është në distancë sigurie, por Alegri shpjegoi rëndësinë e tri pikëve ndaj Milanit, duke thënë se: “Ishte e rëndë- sishme të fitonim, sidomos ndaj një rivali si Milani që dëshmoi edhe një herë tjetër të gjitha progreset e arritura nën drejtimin e Gatuzos. Shkuam në avantazh, ulëm ritmin dhe më pas reaguam duke gjetur golat e fitores. Vështirësitë nuk munguan, megjithatë u treguam të zotë”.

ISHI – Nëse për ndeshjen shpjegimet nuk munguan, ajo që u vu re në konferencën e Alegrit ishte mungesa e një komenti mbi Leonardo Bonuçin. Trajneri bardhezi foli fare shkurt për ishmbrojtësin e Juves, duke u mjaftuar me një fjali: “Më vjen mirë që shënoi, por në fund fitoi Juvja, ndaj një ndeshje më të bukur se kjo vështirë se mund ta imagjinoja”.

I RIKTHYERI – Ndaj Realit do të mungojnë për arsye skualifkimi, Benatia dhe Pjaniç, por dje Alegri rigjeti Kielinin dhe Kuadradon, i cili vinte pas një dëmtimi të gjatë. Mbrojtësi dhuroi një provë fantastike teksa kolumbiani shënoi golin e fitores. Për dyshen e tij trajneri bardhezi tha: “Kielini më dha sinjale të rëndë- sishme, ndërsa Huani u tregua fantastik sepse më parë kur e aktivizoja nga stoli, nuk kishte një qasje të mirë me ndeshjet. Sot luajti shumë mirë dhe do të jetë një armë më shumë për ndeshjet e radhës, duke filluar që nga ajo me Realin ku do të luajë gjithashtu njëri mes Markizios dhe Betankurit”./Panoramasport/