Allegri e sheh Ronaldon si avantazh për Juventusin për të fituar në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i vetëdijshëm se Cristiano Ronaldo i ka dhënë avantazh ekipit të tij në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/02/2019 22:01

Ronaldo i befasoi të gjithë kur nga Real Madrid u transferua te Juventusi verën e kaluar.

34 vjeçari nuk ka dhënë shenja të rënies së formës pavarësisht ndryshimit të kampionatit, duke shënuar 19 gola në 24 ndeshje në Serie A.

“Nuk është çështje e detyrimit. Liga e Kampionëve është një qëllim”, ka deklaruar Allegri para ndeshjes me Atleticon, ku ka shprehur synimet për triumf në garën evropiane.

“Duhet të luajmë mirë dhe të jemi me fat. Duke pasur Ronaldon në skuadër padyshim se është një avantazh, por është ekipi që duhet të luajë ndeshjet e rëndësishme”.

“Ronaldo është më i miri në botë, dhe ne kemi më shumë mundësi të fitojmë me atë, por nuk fitojmë automatikisht pa luajtur mirë”./Lajmi.net/