Allegri e komenton penalltinë e humbur nga Ronaldo

Juventus fitoi mbrëmë ndaj Chievos me rezultat, 3:0.

Sport

22/01/2019 09:19

Juventus fitoi me lehtësi në javën e 20-të në Serie A, duke e mposhtur Chievon në Allianz Stadium.

Golat për torinasit i shënuan, Douglas Costa, Emre Can dhe Daniele Rugani, ndërsa edhe Cristiano Ronaldo e kishte mundësinë që të futej në listën e realizatorëve.

Ylli portugez dështoi nga penalltia, ndërsa Maxi Allegri e ka komentuar atë rast pas ndeshjes.

Trajneri i Juventusit ka thënë se ai nuk e sheh shumë tragjike, pasi Ronaldo sipas tij e ndihmon skuadrën në shumë mënyra të tjera.

“Penalltitë e rëndësishme janë në raste të tjera… mund të ndodhë që ta humbasësh një penallti. Nuk mendoj se kjo është hera e parë që Ronaldo po e humb një penallti në karrierën e tij”, ka thënë Allegri pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është se ekipi fitoi. Ai [Ronaldo] dëshiroi të shënonte dhe në pjesën e dytë ishte shumë më i mirë teknikisht. Në pjesën e parë, ai po ngutej shumë për ta gjetur rrjetën e portës.”, ka shtuar më tej trajneri italian. /Lajmi.net/