Allegri e ka një mesazh të qartë për Realin

Trajneri i Juventusit është gati për finalen e madhe të Championsit ndaj realit.

Sport

28/05/2017 13:47

Strategu bardhezi ka motivuar lojtarët e tij me anë të një mesazhi në “Twitter”.

“46 ndeshje për të cilat duhet të jemi krenar si kemi luajtur, por mungon edhe një ndeshje… më e rëndësishmja. Do ta përgatisim duke e ditur se ju kemi të gjithë në krahun tonë”, shkroi trajneri i kampionëve të Italisë në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.

Bardhezinjtë sot janë pushim, ndërkohë që nga nesër do të nisin përgatitjet intensive anti- Real.