Allegri deklarohet para finales së Superkupës ndaj Milanit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është paraqitur para gazetarëve para ndeshjes finale të Superkupës ndaj Milanit.

Sport

15/01/2019 21:58

Nesër (e mërkurë) Juventus dhe Milan me fillim nga ora 18:30, zhvillojnë finalen e Superkupës së Italisë.

“Është e vështirë ta kuptojmë pse kemi humbur tri nga katër finalet e Superkupës, dhe shpresojmë që nesër të jetë më ndryshe”, ka thënë fillimisht Allegri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Cilësia jonë më e madhe është respektimi i kundërshtarit”, ka shtuar Allegri derisa pyetej se a duhej të shqetësohej për këtë Milan.

Ai tutje ka thënë se Juventus synon të fitojë të gjithë trofetë këtë sezon, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, teksa nuk ka harruar t’i thur lavde edhe Cristiano Ronaldos, që për skuadrën e tij thotë se është një vlerë e shtuar./Lajmi.net/