Allegri: Casemiro, lojtari më i rëndësishëm i Realit

Të shtunën më 3 qershor, Juventusi dhe Real Madrid do të kërkojnë lavdinë evropiane.

Sport

01/06/2017 20:22

Derisa ditëve të fundit ka pasur shumë opinione nëse trajneri Zinedine Zidane finalen duhet ta fillojë me Iscon apo Balen, për trajnerin e Juventusit, një tjetër lojtar është më i rëndësishëm si këta të dy.

Allegri ka thënë se Real Madrid nuk do të mund ta aplikojë lojën e tyre, nëse në formacion nuk e kanë mesfushorin Casemiro.

“Njerëzit po flasin për Iscon dhe Balen, por për mua, lojtari më i rëndësishëm mund të jetë Casemiro, sepse pa të Real Madrid nuk do ta bëjë lojën e njëjtë”, ka deklaruar Allegri.

“Ai është njeriu që i jep balancinë ekipit, është fondamental për Real Madridin./Lajmi.net/