Allegri befason me deklaratën pas fitores ndaj Napolit

Massimiliano Allegri ka folur pas fitores ndaj Napolit.

Sport

30/09/2018 11:56

Ai deklaroi që përkundër triumfit dhe ecurisë fantastike, kampionati është i gjatë dhe s’ka përfunduar asgjë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Skuadra luajti mirë sot ndaj Napolit. Bëmë disa gabime në fillim, pësuam edhe golin e Mertens, por më pas, dy aksione mjaft të mira të Ronaldos na çuan drejt barazimit të rezultatit”, deklaroi Allegri.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, dhe sot bëri paraqitjen më të mirë në këtë sezon”.

“Gjithsesi, kemi ende shumë sfida të një niveli të lartë. Kampionati është i gjatë, dhe asgjë nuk ka mbaruar”, shtoi ai. /Lajmi.net/