Alkooli po ua shkurton jetën disa konsumuesve – Lajmi.net
Alkooli po ua shkurton jetën disa konsumuesve
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 18:29, 13 April 2018
Pijet e tepërta alkoolike mund të marrin vite të jetës suaj, këtë e ka treguar studimi shkencorë i bërë në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi i bërë me mbi 60 mijë persona tregoi se ata që pinë çdo javë 10 deri në 15 pije alkoolike mund të ju shkurtohet jeta e alkool pirësve nga një deri në dy vite.

Ndërsa, personat që pinë nga 5 deri në 10 pije në jave mund të shkurtojnë jetën e tyre për më shumë se gjashtë muaj, raporton bbc.

Shkencëtarët gjithashtu kanë nxjerrë të dhëna se teprimi i alkoolit rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Ky studim bën të qartë se në parim nuk ka përfitime shëndetësore nga pirja e alkoolit “, tha Tim Chico, profesor i mjekësisë kardiovaskulare në Universitetin e Sheffield. /Insajderi.com

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO