Alkooli i dëmshëm për mëlçinë, qoftë edhe vetëm një gotë në ditë

Nëse mendoni se vetëm një gotë alkool në ditë nuk është e dëmshme për ju, lexojeni këtë artikull me kujdes.

Lifestyle

12/05/2015 16:45

Një hulumtim i ri ka gjetur se duke kaluar nga një pirje e moderuar e alkoolit në një tepri të përditshme – më shumë se një gotë alkool në ditë – rritet rreziku për sëmundje të mëlçisë.

Hulumtimi analizoi raportin e OBSH-së për Alkool dhe Shëndet, në të cilin ishin përfshirë parametrat e konsumit të alkoolit në 193 vende të botës.

Të dhënat treguan se rreziku për sëmundje të mëlçisë ishte rritur për 15% kur një njeri kishte lëvizur nga pirja e moderuar e alkoolit në atë të përditshëm, transmeton Lajmi.net.

Sipas OBSH-së, pirja e tepruar e alkoolit është shkaktari më i zakonshëm i sëmundjeve të mëlçisë në botë.

Shumica e studimeve vlerësuan alkoolin si një faktor rreziku për shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Sipas raportit të OBSH-së për statusin global të alkoolit dhe shëndetit, rreth 6% e vdekjeve në botë shkaktohen nga alkooli, shumica nga cirroza alkoolike e cila e shkatërron mëlçinë, transmeton Lajmi.net.

Rreth gjysma e të gjitha rasteve me cirrozë shkaktohen nga alkooli.