Alkooli 100 herë më i dëmshëm se sa marijuana

Ekzistojnë së paku 10 lloje të drogës që janë më të rrezikshme se sa marihuana, duke përfshirë edhe disa që janë legale, siç është cigarja dhe alkooli, kanë zbuluar disa hulumtues gjerman dhe kanadez.

Lifestyle

02/03/2015 15:37

Në fakt, pirja e alkoolit është të paktën 100 herë më e rrezikshme se sa të përdorimi marijuana, bazuar në të dhëna të mbledhura nga studimi i kafshëve të cilat janë publikuar në gazetën Scientific Reports.

Marijuana etiketohet si droga më e përdorur në Amerikë, megjithatë përdorimi i saj është i ndaluar me ligj dhe nuk mund të përdoret as për qëllime mjekësore.

Marijuana nuk ndikon keq në shëndetin e njeriut prandaj duhet bërë ndryshime në ligj, ajo nuk duhet të jetë e ndaluar, shkruajnë hulumtuesit në këtë studim.

Por ekspertët tjerë thonë se duhen bërë më shumë analiza në mënyrë që të dimë ndikimin e plotë të marijuanes. Për shembull, studimet duhet të kenë parasysh efektet e kësaj droge në sjelljet e njerëzve si dhe ndikimin që ka në shoqëri, thonë disa hulumtues tjerë.