Alkool në stadium? UEFA ndryshon ligjin

Alkooli do të jetë përsëri i lejuar në shkallët e stadiumit, të paktën për ndeshjet ndërkombëtare.

Sport

27/06/2018 16:08

Prej disa vitesh UEFA, e kishte ndaluar shitjen dhe futjen e alkoolit gjatë eventeve të organizuara nga vetë ajo.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë një vendim pas mbledhjes së bërë së fundmi duke e ndryshuar këtë rregull.

Ligji për ndalimin e alkoolit ishte bërë për të shmangur incidentet me tifozët, dhe për ti kontrolluar ata.

Tashmë janë klubet që do të mbajnë përgjegjësi për tifozët e tyre që dalin jashtë kontrollit nga pija.

Megjithatë, në Itali dhe Francë, ky ligj nuk do të ndryshojë, pasi të 2 shtetet e kanë të ndaluar të tregëtohet alkool në ambientet sportive.