Alketa Vejsiu ‘thumbon’ Robertin për afërsinë me Leila Krajën, reagon këngëtari

Këngëtari Robert Berisha dhe modelja Leila Kraja kanë shkuar si çift në ‘Dance With Me’.

ShowBiz

06/11/2018 14:43

Robert Berisha dhe partnerja e saj në ‘Dance With Me’, Leila Kraja, janë çifti më i komentuar nga stafi i spektaklit por edhe nga publiku, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo si pasojë e faktit që dyshja shihet shumë të afërt me njëri-tjetrin në disa skena ku vallëzojnë por edhe në prapaskenë.

Është e disata herë që prezantuesja e ‘DWM’, Alketa Vejsiu e ‘thumbon’ para të gjithëve Robertin se mos do bëhet xheloze bashkëshortja, Nora Istrefi.

“Nora ç’do thotë për këtë kërcim?”- ka thënë Alketa, duke vënë në siklet Robertin, i cili nuk nguron të reagojë menjëherë dhe shprehet se: “Që prej momentit që firmosa këtë kontratë, jam përfshirë në çdo performancë sepse jam artist. E përshëndes Norën dhe gocën”.

Ndryshe Roberti e ka mbyllur njëherë e mirë këtë diskutim kur tha se Leilën e konsideron si motër.

“Nëse kam një motër në Shqipëri ajo është Lei”- ka pohuar Roberti i cili e konfirmoi se me të janë vetëm miq./Lajmi.net/