Alketa i përgjigjet Stand-Up’it të Ermalit

Sa falënderon Alketa Vejsiu në X-Factor nuk besoj të kemi dëgjuar ndokë ndonjëherë. Të gjithëve na ka rënë në vesh kjo dhe Ermal Mamaqi ka vedosur ta paraqet në emisionin e tij më të ri ‘6Ditë pa Ermalin’. Megjithëse kjo na ka pëlqyer dhe argëtuar të gjithëve, Alketa ka një kundërpërgjigje:  ‘Televizionit të sheqerpares dhe…

ShowBiz

04/03/2014 19:12

Sa falënderon Alketa Vejsiu në X-Factor nuk besoj të kemi dëgjuar ndokë ndonjëherë. Të gjithëve na ka rënë në vesh kjo dhe Ermal Mamaqi ka vedosur ta paraqet në emisionin e tij më të ri ‘6Ditë pa Ermalin’.

Megjithëse kjo na ka pëlqyer dhe argëtuar të gjithëve, Alketa ka një kundërpërgjigje:  ‘Televizionit të sheqerpares dhe shërbetit e kam shumë të qartë i ka ikur moda me kohë, por falenderimit dhe mirnjohjes asnjëherë! A ka dikush dicka kundrra Falenderimeve tek Oscar që shoqëruan galanë nga fillimi deri në fund?’

Fansat e kanë vërejtur menjëherë se për çfarë e ka pasur fjalën Alketa dhe e pyetur se a është ky status për Ermalin, ajo ka shkruar: ‘Joo, ai le të bëjë humor se njerzit kanë nevojë të qeshin po aq sa kanë nevojë t’ju thuhet faleminderit!’

Fundja, ‘6Ditë pa Ermalin’ është emision satirik dhe humoristik, dhe nuk besojmë që Alketa është e vetmja që do të ironizohet dhe do të jetë viktimë e këtij emisioni.