Alisson zbulon emrin e futbollistit të Barcelonës që e bindi të transferohet në Liverpool

Philippe Coutinho luajti rol të rëndësishëm në vendimin e Alisson Becker për transferim te klubi nga Premierliga.

Sport

29/09/2018 08:17

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ka bërë të ditur se bashkëkombësi i tij brazilian, Philippe Coutinho luajti rol të rëndësishëm në vendimin e tij për transferim te klubi nga Premierliga.

Alisson u largua nga Roma duke iu bashkuar ekipit të “Reds”, gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, ai ka njoftuar se Coutinho luajti rol vendimtar në vendimin e tij për transferim në Liverpool, përcjell “lajmi.net”.

“Ai e vlerësoi shumë Kloppin dhe futbollistët andaj kjo më bindi që të nënshkruajë me Liverpoolin”, u shpreh Alisson. /Lajmi.net/