Alisson vjen me ‘lajm të keq’ për tifozët e Liverpoolit

Alisson Becker pritet të jetë blerja e fundit e Liverpoolit për sezonin e ri. 

Sport

20/07/2018 10:54

Jurgen Klopp ka vetëm lëvdata për portierin e ri të Liverpoolit, Alisson Becker.

Menaxheri i “Reds” ka thënë se braziliani është portier i kalibrit botëror dhe do të jetë shumë i dobishëm për ekipin nga Premierliga.

Por, ai pritet të jetë blerja e fundit e Liverpoolit për sezonin e ri.

“Fekir? Jo, Alisson do të jetë blerja e jonë e fundit”, deklaroi Klopp, përcjell “lajmi.net”.

Alisson u bë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit pas transferimit me vlerë prej deri në 75 milionë euro nga Roma. /Lajmi.net/