Alisson me deklaratë befasuese për Neuer para përballjes, Bayern – Liverpool

Alisson Becker duket se e pëlqen shumë Manuel Neuer.

Sport

17/02/2019 21:50

Alisson Becker i ka thuru lavde Manuel Neuer, para përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve.

Portieri brazilian ka thënë se e ka homologun e tij si pikë referimi.

“Neuer normalisht që është një referencë për mua”, tha Alisson kur u pyet se çfarë mendon për Neuer, përcjell lajmi.net.

“Kur u hodh shorti dhe ra Bayern, isha i kënaqur sepse e dija se do luaja kundër tij (Neuer).”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/