Alisson largohet nga Roma, zbulohet çmimi i transferimit në Liverpool

"Reds" do të paguajnë 74 milionë euro për blerjen e Alisson nga Roma.

Sport

18/07/2018 13:42

Alisson Becker është pranë largimit nga Roma.

Portieri brazilian do të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mediat angleze raportojnë se e ardhmja e tij do të jetë në Liverpool, përcjell “lajmi.net”.

“Reds” do të paguajnë 74 milionë euro për blerjen e Alisson.

Braziliani kërkohej edhe nga Chelsea por në fund pritet të nënshkruajë me ekipin rival nga Premierliga. /Lajmi.net/