Alisson afër Liverpoolit, 5 milionë euro distanca me Romën

Alisson Becker i afrohet largimit nga Roma dhe transferimit në Liverpool.

Sport

17/07/2018 15:42

Liverpool ka ofruar 70 milionë euro për transferimin e portierit të Romës, Alisson Becker.

“Sky Sport” raporton se “Giallorossët” kërkojnë 75 milionë euro për shitjen e portierit brazilian.

Për momentin, Chelsea ende nuk ka paraqitur ofertë për Alisson edhe pse spekulohej se mund ta kërkojnë në rast të shitjes së Thibaut Courtois në Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Liverpool dhe Roma janë në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me kalimin e Alisson në Anfield. /Lajmi.net/