Alicia Keys: Real-Ateltico, kjo skuadër fiton

Finalja e “San Siro”-s do të jetë një spektakël në të gjitha aspektet.

Sport

27/05/2016 20:13

Ndërsa të dyja skuadrat do të bëjnë sportdashësit të mbajnë frymën, këngëtarja amerikane Alicia Keys do të ndezë turmën, përpara se tenori Andrea Boçeli të këndojë “live” himnin e Ligës së Kampioneve.

“Për mua është një nder që të këndoj në një eveniment si ky, – tha për median italiane Keys, e cila numëron 50 milionë albume të shitura në botë.

“Champions-i është turneu më i bukur në botë dhe për mua, që jam një e apasionuar pas futbollit, ky do të jetë një kujtim shumë i bukur. I falënderoj të gjithë ata që më kanë zgjedhur për të qenë pjesë e këtij spektakli. Reali apo Atletiko? Unë dhe fëmijët e mi jemi tifozë të Realit, prandaj shpresoj që të festojmë së bashku në fund”, shtoi ajo.