Ali Podrimja kthehet në vendlindje i skalitur në bronz

Në përvjetorin e dytë të vdekjes së poetit kosovar Ali Podrimja, në qytetin e tij të lindjes, në Gjakovë, është zbuluar busti i tij, i punuar prej bronzi.

ShowBiz

22/07/2014 00:01

Pasi që për një vit Komuna e Prishtinës nuk ia doli të sigurojë një vend për vendosjen e bustit të poetit të ndjerë Ali Podrimja, këtë e bëri komuna ku ai ka lindur Gjakova.

Punimi në bronzë i skalitur në atelienë e skulptorit Luan Mulliqi, me insistim të autorit i është drejtuar Komunës së Gjakovës, duke i kërkuar ndihmë për vendosjen e këtij busti.

Busti i poetit Ali Podrimja është vendosur në parkun që mban po të njëjtin emër në Gjakovë, “Ali Podrimja”.

Ky park u mundësua nga fondacioni “Behgjet Pacolli”, i cili u ndërtua pranë shkollës së parë shqipe, pranë Shkollës së Muzikës, pranë Kullës së Sylejman Vokshit.

Ky park lidh pjesën e vjetër me pjesën e re të qytetit.