Ali Ahmeti takon përfaqësuesin special të OSBE-së

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, takoi në Shkup përfaqësuesin Special të OSBE-së për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Gerard Stoudman dhe Komisaren e Lartë për të drejtat e komuniteteve, Astrid Thors.

Lajme

14/05/2015 13:06

Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.

Në njoftim për mediat të BDI-së, thuhet se kryetari Ahmeti kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet sepse dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i askujt.

OSBE shprehu shqetësim për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend si dhe theksoi gatishmëri për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes, thuhet në njoftimin e Zyrës së BDI-së, thuhet në këtë njoftim.