Ali Ahmeti sonte do ta ndezë Çairin me Nora Istrefin

Lideri i BDI-së ditën e fushatës do ta fillojë dhe përfundojë në Çair të Shkupit.

ShowBiz

07/12/2016 11:05

BDI dhe lideri Ali Ahmeti ditën e fushatës do ta fillojnë dhe përfundojnë në Çair të Shkupit. 

Në agjendën e ngjeshur, janë paraparë takime direkte me qytetarë, studentë dhe grupe të tjera interesi në bastionin e BDI-së, Çair. 

Tubim qendror në të cilin para çairasve do të drejtohet  Ahmeti,  janë paraparë edhe një sërë  aktivitetesh kulturore artistike ku e ftuar speciale është Nora Istrefi.