“Ali Ahmeti gati i çoi shqiptarët në luftë civile”

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaqi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se lideri i partisë rivale shqiptare, Ali Ahmeti, është kriminel ordiner, që me veprimet e tij gati i ka cuar shqiptarët në luftë civile.

Lajme

08/12/2016 22:17

“Jam ndjerë shumë keq kur thonin se Ali Ahmeti ia mori zhdërvjellët Gruevksin Menduh Thaqit. Unë e braktisa atë, për të mos thënë e ndoqa shqelma. Të dy ata janë halë në sy për Bashkimin Europian. Nuk është problemi se Ali Ahmeti gabon. Por ai është kriminel ordiner. Është e vështirë të përballesh me një person të tillë”.

“Votat në Maqedoni kanë qenë të manipuluara zgjedhe pas zgjedhjesh. Opozita thërriste, por bashkësia ndërkombëtare ishte cinike, sepse asaj i interesonte qetësia. Reagimet tona kanë qenë shumë të ashpra dhe ne kemi qenë shumë afër luftës civile. Më pas, me sygjerim të miqve tanë, bëmë një tërheqje”.

Ai ka deklaruar se politikat e pushtetit kanë bërë që shqiptarët të getoizohen, por se shpreson në ndryshim në zgjedhet e së dielës, njofton Klan Kosova.

“Politika e Ali Ahmetit dhe Nikola Gruevskit ka bërë getoizimin e shqiptarëve. Unë po mundohem t’ua sqaroj shqiptarëve që kjo përmirësohet vetëm me politikë. Prandaj po insistojmë që të suspendohet kjo politikë, përmes votës së lirë. E pranoj që nuk kam bërë maksimumin. Por unë kam politikë tjetër, që e mbron popullin nga rreziqet e panevojshme. Ishte falë miqve tanë që u pastrua në një mënyrë ajo që bëri vite më parë Ali Ahmeti. Unë vuaj kur analistë të ndryshëm flasin për këto gjëra, për Brodecin për shembull – që ishte grahma e fundit e shërbimet sekret serb për të parandaluar pavarësimin e Kosovës”.

“Shqiptarët e Shkupit nuk janë fajtor që janë në atë gjendje. E njëjta gjendje është në të gjitha vendet ku shqiptarët llogariten pakicë. E kam thënë që shqiptarët ku janë shumicë të ndajnë pak më shumë nga pjesa e tyre, që t’u kthejnë qytetin qytetarëve të Shkupit. Mungesa e sistemit edukues që jep identitetin e vërtet kulturor të shqiptarëve na paraqesin ndryshe nga c’jemi, si në dyshim për orientim, mes orientit dhe oksidentit. Nuk kanë shqiptarët probleme orientimi”.

“Në vitin 2001 depërtuan njerëz me ide marksiste-leniniste, që i shkuan dikujt për shtati. Mos të harrojmë që në atë vit Maqedonia nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim Asociim; proces në të cilin ende jemi. Ne na mungon ndonjëherë interesimi i Kosovës dhe Shqipërisë. E di që edhe ato kanë problemet  e tyre, por mund të ishte edhe ndryshe”.