Alfabeti shqip tani edhe në Android

Pas debutimit të Alfabetit Shqip për iOS, ky aplikacion edukativ është shkarkuar shumë herë nga përdoruesit. Kërkesat e shumta e të vazhdueshme kanë bërë që Alfabeti Shqip të lansohet sot edhe në platformën Android. Kështu bëri të ditur ‘Trigonom’. Alfabeti shqip është një aplikacion që me anë të interaktivitetit u ndihmon fëmijëve të mësojnë alfabetin…

Auto & Tek

27/02/2014 11:45

Pas debutimit të Alfabetit Shqip për iOS, ky aplikacion edukativ është shkarkuar shumë herë nga përdoruesit. Kërkesat e shumta e të vazhdueshme kanë bërë që Alfabeti Shqip të lansohet sot edhe në platformën Android. Kështu bëri të ditur ‘Trigonom’.

Alfabeti shqip është një aplikacion që me anë të interaktivitetit u ndihmon fëmijëve të mësojnë alfabetin e gjuhës shqipe. Aplikacioni është tejet i lehtë për ta përdorë.

Duke dëgjuar zërin dhe duke parë ilustrimet përkatëse, fëmijët mësojnë shkronjat hap pas hapi. Mësimi bëhet edhe më interesant kur me këtë proces, shoqërohet edhe muzika me efektet argëtuese.

Pas debutimit në iOS për iPhone dhe iPad, Alfabeti Shqip është shkarkuar mbi 20,000 herë anembanë botës, dhe është bërë një ndër aplikacionet më të njohura në mesin e fëmijëve.

Kohë më parë, Trigonom ka lansuar edhe aplikacionin për Alfabetin Gjerman, që fokusohej ekskluzivisht në mësimin e Gjuhës Gjermane. Ndërkaq shumë shpejtë pritet edhe versioni në Gjuhën Angleze.

Linku për shkarkim: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.trigonom.alfabeti&hl=en