Alfabeti i jepi drejtim perëndimor shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kongresi i Manastirit është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.

Lajme

22/11/2014 11:00

Me rastin e 106 vjetorit të Kongresit të Manastirit që njihet si dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke lavdëruar punën e Rilindësve të cilët, sipas Thaçit, që në atë kohë orientuan kombin tonë drejt perëndimit duke u përcaktuar për alfabetin latin.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në facebook:

Gëzuar ditën e Alfabetit dhe përvjetorin e 106-të të Kongresit të Manastirit, njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë. Lavdi rilindasve tanë të cilët në këtë kongres duke u dakorduar për alfabetin latin, morrën vendimin e duhur historik të orientimit të kombit njëherë e përgjithmonë drejt perëndimit. Në frymën dhe traditën e tyre, edhe ne sot duhet të luftojmë ta çojmë vendin përpara nëpërmjet arsimit, sepse sikurse thoshte me shumë të drejtë Naim Frashëri “dhe dritë e diturisë përpara do t’na shpjerë”. HTH