Alfa Romeo zbulon modelin e ri të drejtuar për Amerikë

Alfa Romeo ka zbuluar modelin e ri i cili do të shitet në Amerikë përderisa krijuesi italian i veturave përgatitet për SHBA dhe Kanadë.

Auto & Tek

12/06/2014 21:19

Modeli 4C i Alfa Romeo do të jetë në shitje për $53,900, plus $1,295 për destinacionin.

Ky model i Alfa Romeo është një veturë sportive, me rrota më të mëdha, sisteme sportive të mamitave dhe shkarkues të lartë të ajrit.

Autoblog raporton gjithashtu vetura peshon rreth 2,500kg, që është 342kg më i rëndë se modeli evropian.

Kjo veturë është e fuqizuat nga një motor turbo që prodhon 237 kuaj-fuqi, ku përmes gjashtë shpejtësive manuale arrinë të krijojë një shpejtësi maksimale prej 250kmh.

Me një fuqi të tillë të motorit vetura arrinë që për 5 sekonda të kapë 100kmh.