“Alexis Sanchez mund të kthehet te Arsenal”

Ish ylli i Arsenalit, Marc Overmars, beson se Alexis Sanchez mund të rikthehet në ‘Emirates Stadium’.

Sport

15/02/2019 11:40

Alexis Sanchez në janarin e vitit 2018 nga Arsenal kaloi te Manchester United, por pas gjithë kësaj kohe ende nuk ka arritur të lë gjurmë te skuadra nga ‘Old Trafford’.

“Unë kam respekt të madh për Alexsin, sepse ka bërë shumë mirë te Arsenal, dhe ishte një vendim i mirë për t’u larguar”, ka deklaruar Overmars, përcjell ‘lajmi.net’.

“Sanchez ishte një lojtar i rëndësishëm për Arsenalin. Pas largimit të tij, Arsenal u përpoq të nënshkruante me një lojtar të tillë, por nuk ia kanë arritur, kështu që ai mund të kthehet në Arsenal”, ka shtuar holandezi.

Kontrata e Sanchezit me Manchester Unitedin përfundon në vitin 2022./Lajmi.net/