Alexis Sanchez: Atmosfera nën Mourinhon nuk ishte e shëndetshme

Alexis Sanchez ka komentuar së fundmi ish trajnerin e tij, Jose Mourinho.

Sport

17/02/2019 09:45

Ylli kilian ka thënë se trajneri portugez kishte krijuar një atmosferë të pashëndetshme në kampin e Manchester United.

Mourinho ishte shkarkuar në dhjetor, dhe ishte zëvendësuar nga Ole Gunnar Solskjaer, krejt kjo pas zërave se tek United nuk ka qetësi.

“Mourinho është një nga më të mirët në botë, në mënyrën se si ai stërvit, si ai studion videot, dhe si ai iu qaset gjërave” ka thënë Alexis për ‘BBC’ , transmeton lajmi.net.

“Por, brenda grupit ishte një ndjesi e keqe. Ndonjëherë unë nuk luaja dhe ndonjëherë po, dhe si lojtar humba vetëbesimin” ka thënë tutje kiliani.

Sulmuesi i ardhur nga Arsenal po ngec edhe nën urdhrat e Solskjaer. Ai është në dyshim për ndeshjen që United e luan të hënën në Kupën FA. /Lajmi.net/