Alexa dhe Cortana njihen me njëri-tjetrin

Amazon dhe Microsoft miqësojnë asistentët e tyre zanorë, respektivisht Alexa dhe Cortana.

Auto & Tek

31/08/2017 23:16

Dy kompanitë kanë bërë të ditur nismën që i jep mundësi përdoruesve të përdorin të dy sistemet në mënyrë të pavarur nga platforma. Pra, praktikisht nëse përdor një kompjuter Windows mund t’i kërkojë asistentit vokal Cortana, që të japë Alexa, apo edhe e kundërta, transmeton Top Channel.

Të dy asistentët vokalë kanë specifika të ndryshme. Për shembull, përdoruesit e Amazon mund të përdorin Cortana për emailet dhe axhendën e punës.

E kundërta, me Alexa mund të bësh shopping online apo të dëgjosh muzikë. Përveç Alexa dhe Cortana në sektorin e asistentëve zanorë janë Siri i Apple, Google Assistant, dhe i fundit Bixby

“Duhet të sigurohemi që Cortana do të jetë e disponueshme për klientët kudo dhe në çdo pajisje është prioriteti ynë dhe ky është hap i madh drejt këtij objektivi”, thotë Satya Nadella i Microsoft. /Lajmi.net/