Alex Sandro – PSG, vendimi i fundit nga Juventus

Juventus ka refuzuar interesimin e ri nga Paris Saint-Germain për blerjen e mbrojtësit Alex Sandro.

Sport

15/08/2018 07:22

Juventus ka refuzuar interesimin e ri nga Paris Saint-Germain për transferimin e mbrojtësit Alex Sandro.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se klubi i pasur francez ka ringjallur interesimin për blerjen e yllit brazilian, në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sandro ishte objektiv i PSG-së në javët e shkuara, përcjell “lajmi.net”.

PSG ka ringjallur interesimin për blerjen e tij por Juventus duket i vendosur ta mbajë Sandron në Torino edhe për sezonin e ri. /Lajmi.net/