Alex Sandro do të jetë “karrem” për Pogba

Juventus nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga “lufta” për shërbimet e Paul Pogba.

Sport

15/12/2018 15:59

“Biankonerët” po mendojnë që përveç parave, ata të ofrojnë edhe një lojtarë, në shkëmbim për yllin francez.

Ata po përgatiten që të ofrojnë Alex Sandron, në mënyrë që të bindin skuadrën nga “Old Trafford” ta lirojnë fituesin e Kupës së Botës, shkruan “TMË”, transmeton lajmi.net.

Anash Sandros, kampionët e Serie A po mendojnë të shtojnë edhe 40 milionë euro.

Më herët, ishte vet Pogba që ka thënë se do t’i pëlqente një rikthim tek ish skuadra e tij, Juventus. /Lajmi.net/