Alessandra Ambrosio nuk ka kohë për zënka!

Alessandra Ambrosio është shumë e zënë për t’u përfshirë në “zënka idiote” me koleget e saj modele.

ShowBiz

29/01/2015 22:13

Bukuroshja braziliane thotë se nuk ka kohë të merret me gjërat negative (siç është rivaliteti mes vajzave të kopertinave) pasi jeta e saj personale është e mbushur me gjëra të tjera.

Në një intervistë për ‘Ocean Drive’, ajo tha: “Ne frymëzohemi nga njëra-tjetra. Ato janë koleget e mia, janë të mrekullueshme dhe secila ka vendin e vet.”

“Kur ke fëmijë në shtëpi, nuk e ke mendjen për xhelozi. Nuk përqendrohem te gjërat negative, përpiqem të shoh aspektet pozitive. Jam shumë e zënë për të shpenzuar kohë me idiotësi të tilla”, shpjegoi Ambrosio. lajmi.net