“Aleati që nuk na ka braktisur kurrë janë SHBA-të”

Kryeparlamentari Veseli është deklaruar se SHBA-të janë aleati i vetëm që nuk na ka braktisur kurrë.

Lajme

14/12/2018 20:39

Ai i ftuar në RTK për të folur për ushtrinë ka thënë se Kosova ka qenë pro-perëndimore qysh në kohën e luftës, edhe tani është perëndimore, shkruan lajmi.net

Mirëpo, ai ka theksuar se edhe gjatë luftës, kontaktet me NATO-n kanë qenë intensive, por kontakrtet më të mëdha janë bërë me SHBA-të.

Veseli ka folur edhe për Mujë Krasniqin të cilin e ka quajtur si një ndër figurat më emblematike të Kosovës.

I pari i Kuvendit të Kosovës është shprehur se Ushtria e Kosovës ka për synim edhe partneritetin, duke shtuar se Serbia po bën manipulime.

“Ne nuk duhet merremi me manipulimet e Serbisë”, ka shtuar Veseli. /Lajmi.net/