Aleati i PD: Shqipëria shkon drejt bashkëqeverisjes, Basha do të pranojë paktin e Ramës

​Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ishte i ftuar sot në “45 minuta” në Report Tv, ku ka komentuar mundësinë e një marrëveshje të dytë mes Bashës edhe Ramës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Lajme

07/12/2017 18:36

Sipas Ndokës Basha do  të pranojë ftesën e Ramës, ndërsa shtoi se po shkojmë drejtë një bashkëqeverisje.

“E ka shprehur edhe vete, të dy e kanë pranuar që mund të mbështesin një qeverisje të përbashkët dhe nuk jemi larg asaj dhe këto deklarime të tyre jam përpjekur ti përkthej troc jo si flasin ata me diplomaci dhe lojëra fjalësh. Po shkojmë drejt një qeverie të përbashkët, kjo është e pashmangshme.

Një qeveri pa lider në përbërjen e tij se s’ka esencë, jemi në kushtet e një emergjence kombëtare për ta pasur një gjë të tillë, një garanci, një proces të qetë për të menduar për reformat që janë shumë të rëndësishmë edhe përbën një sakrifice që bëjnë të dy palët në të mirë të vendit, integrimit, dhe disa reforma që kërkojnë një lloj qetësie për ti bërë ato.

Rama e kupton, ka 4 muaj që nuk po tregohet si lider legjitim, akoma nuk ia ka dëgjuar shijen atij timonit të famshëm që e mori vetë imagjioni sa dallgë e presin para, ky është një lider i drobitur që s’mund të përballet me atë eufori që do vijë, edhe vete e ka thene qe do largohem kur ta kuptoj, jo kur te me nxjerrin njerezit nga zyra, Ramës i erdhi dita më shpejt nga sa e kishte menduar. Ata flasin me njeri tjetrin, nuk jane dy lidere qe nuk flasin e nuk takohen, ata flasin ne telefon, jam i sigurt qe kane folur ne telefon, nuk eshte e domosdoshme te takohen fizikisht, eshte me e lehte te takohesh ne Tirane se sa ne Bruksel”, tha Ndoka.

Kryeprokurori i ri, sipas kreut të PDK-së, do të zgjidhet me bekim e të dy liderëve.

“Kryeprokurori i ri besoj që do të jetë me bekimin e të dyve. Nuk besoj që do të ketë Prokuror të njëanshëm. Nuk e besoj. Duke e njohur Ramën ai është një personazh që i fut 360 gradë sa të shohë rrezikun. Besoj që e ka aq nuhatje politike që nuk shkon deri në atë pikë sa të nxjerrë jashtë loje opozitën”, u shpreh Ndoka./Report tv